GPT-6 Luna është pikënisja e rekomanduar për migrimin e rasteve ekzistuese të përdorimit të GPT-4.x. Konfigurimi i duhur varet nga aplikacioni juaj, ndaj vlerësojeni modelin me ngarkesa pune përfaqësuese përpara se të kaloni trafikun e mjedisit të prodhimit tek ai.
Zgjidhni cilësimin e arsyetimit
Filloni me nivelin e arsyetimit të vendosur në none. Pritet që shumica e rasteve të përdorimit të GPT-4.x të migrohen me këtë cilësim. Provoni cilësime të tjera për të gjetur ekuilibrin e duhur mes cilësisë, kohës së përgjigjes dhe kostos për aplikacionin tuaj.
Për ndryshimet në API dhe hollësitë teknike, shihni udhëzuesin e GPT-6 për zhvilluesit.
Krahasoni koston dhe performancën
GPT-6 Luna ka një çmim më të ulët për token se modelet GPT-4.x që përfshihen në këtë migrim. Për shumicën e rasteve të përdorimit, ai ofron një model më të aftë me një çmim më të ulët për token.
Krahasoni koston totale për ngarkesat tuaja të punës përpara se të kryeni migrimin. Përdorimi i tokenëve dhe cilësimet e arsyetimit mund të ndikojnë në koston e çdo detyre.
Migroni aplikacionin tuaj
Përcaktoni një pikë referimi. Përzgjidhni kërkesa përfaqësuese, përfshirë raste të veçanta të rëndësishme, dhe regjistroni cilësinë, kohën e përgjigjes dhe koston e modelit tuaj aktual.
Vlerësoni Luna. Filloni me nivelin e arsyetimit të vendosur në
nonedhe krahasoni rezultatet me pikën tuaj të referimit. Kontrolloni sjelljet nga të cilat varet aplikacioni juaj, përfshirë formatimin e rezultateve dhe përdorimin e mjeteve, kur është e nevojshme.Përshtatni cilësimet dhe ritestoni. Përshtatni udhëzimet, nivelin e arsyetimit dhe hollësinë e përgjigjeve sipas rezultateve të vlerësimit, pastaj ritestoni.
Vëreni në përdorim gradualisht. Filloni me një pjesë të kufizuar të trafikut të mjedisit të prodhimit. Monitoroni cilësinë, kohën e përgjigjes, gabimet dhe koston përpara se të përfundoni migrimin.
Merrni mbështetje
Klientët me vetëshërbim: Kontaktoni ekipin e mbështetjes së OpenAI përmes ikonës së bisedës në help.openai.com.
Klientët e menaxhuar nga ekipi i shitjeve: Kontaktoni ekipin që menaxhon llogarinë tuaj në OpenAI për të siguruar mbështetje nga ekipi ynë inxhinierik. Mund t'ju ndihmojmë të hartoni një plan migrimi të përshtatur për produktin tuaj dhe të gjeni mënyrën për të përfituar sa më shumë nga Luna.
